Ndryshim dramatik ne zgjedhjet ne SHBA, Ja çka po ndodh!


Në shtetin amerikan Georgia me 16 delegatë zgjedhorë, ku rezultatet ende nuk janë definuar që nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor, është vendosur që të rinumërohen votat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse sipas rezultateve jozyrtare në zgjedhjet presidenciale në SHBA kandidati demokrat Joe Biden fitoi zgjedhjet duke arritur 279 delegatë, rezultatet nuk janë definuar ende në Arizona, Karolinën e Veriut dhe Georgia, me gjithsej 42 delegatë.

Sekretari i Shtetit i Georgia-s, Brad Raffensperger, njoftoi në një konferencë shtypi sot se votat e hedhura në shtetin ku Biden rezulton në epërsi me 14.000 vota, do të rinumërohen një nga një.

Duke deklaruar se procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri më 20 nëntor, Raffensperger tha se pala humbëse si rezultat i votave të numëruara manualisht, mund të kërkojë përsëri numërim të votave me makinë.

Ndryshe, që një kandidat të zgjidhet president në SHBA, ai duhet të sigurojë të paktën 270 nga gjithsej 538 delegatë të Kolegjit Zgjedhor.