Në këtë familje në kosovare kërcet grushti për pronë: Vëllai i madh e bën për spital vëllain e vogël

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkarkojnë p ërleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe e skalojnë në kërcënime serioze e s ulme f izike. Në shumë prej rasteve të përfshirë në k onflikt janë vëllezërit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në rrugën ‘Nuredin Shala’ në Prizren, ku një person dyshohet se ka s ulmuar f izikisht vëllain e tij më të ri në moshë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një k onflikti për pronë, ku 27-vjeçari më pas ka eskaluar në sulm fizik ndaj vëllait të tij, të cilit i ka sh kaktuar l ëndime t rupore.

Si pasojë e dh unës që përjetoi, 22-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka d enoncuar edhe në Polici.

Nj ësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës p enale ‘L ëndim i l ehtë trupor’.