Në këtë ndeshje të Kosovës ishte planifikuar v rasja e Hashim Thaçit

Hashim Thaçin, kanë tentuar ta v rasin.

Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se në vitin 2014 ishte parandaluar një a tentat ndaj ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Smakaj thotë se shërbimet sekrete serbe ishin në dijeni për këtë a tentat, të cilin do ta kryente një ish-s najper elitar i ushtrisë serbe.

“Ishte punësuar një s najper nga f orcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të a rrestohej ai. Ai ishte a rrestuar”, tha ai.

“Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një s ulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”, shtoi ai.

Ndeshja për të cilën bëhet fjalë, ishte ajo e Kosovës kundër Haitit e zhvilluar në Mitrovicë. Ajo ishte ndeshja e parë e Kosovës kundër një kundërshtari ndërkombëtar pas pranimit në FIFA.

Ndeshja ishte miqësore, ndërsa para fillimit të takimit, Thaçi së bashku me atëherë ish-presidenten Atifete Jahjaga, kishin dalë në fushë për t’u përshëndetur me lojtarët e të dyja ekipeve.

Ndeshja ishte zhvilluar në Stadium Olimpik “Adem Jashari” më datën 5 mars 2014 dhe kishte përfunduar 0-0.