“Në Kosovë, çka ka feja punë me shtetin”

“Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se në Kosovë feja dhe shteti janë të ndara. Ai thotë se udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit flet për tw gjitha fetë, jo vetëm atë islame.

“Në shtetin e Kosovës feja dhe shteti janë të ndarë. Shtetit nuk i lejohet me ndërhy në punët e fesë, feja është e pavarur dhe çështjet e saj ashtu si fesë nuk i lejohet me interferuar në çështjet e shtetit. Shkollat publike, në këtë rast shkollat fillore dhe të mesme, janë shkolla të shtetit”, tha Latifi.

“Nuk përmendet askund në udhëzimin administrativ mbulesa islame, kështu që mos e dezinformo opinionin publik. Përmendet uniforma fetare që do të thotë, u referohet të gjitha shenjave fetare, të të gjitha feve. Në Kosovë nuk ka vetëm myslimanë, ka katolikë ka protestantë, ka ortodoks. Secila prej këtyre feve i ka shenjat e simbolet e saj”, shtoi ai,

“Udhëzimi nuk i referohet një feje të caktuar. Udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit është bërë në bazë të plotë me Kushtetutën”, theksoi Latifi në T7.