Në mes të pandemisë ja sa para harxhuan në raki e mish kryetari vitisë dhe Vlora Dumoshi


Derisa korriku ishte një prej muajve më të rëndë në luftën përballë pandemisë, ku shumë njerëz humbën familjarët dhe punët e tyre për shkak të mbylljes nga masat anti-COVID-19, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e priti ministren e Kulturës, Vlora Dumoshin me raki e mish.Një faturë të cilën e ka siguruar KALLXO.com, një drekë zyrtare e shtruar nga zyra e kryetarit më 21 korrik 2020 kushtoi 452 euro.Kjo drekë ishte shtruar gjatë një vizite pune të ministres Vlora Dumoshi.Në faturën që e ka siguruar KALLXO.com shihen se aty janë konsumuar 185 euro mish të kombinuar.Poashtu janë shpenzuar rreth 50 euro për raki të shtëpisë.Përveç mishit e rakisë, në këtë drekë ka pasur të shtruara edhe paragjella e ëmbëlsira e famshme, triliqe.“Fatura me nr 0038401 të datës 21.07.2020 në shumë prej 452.50 euro janë shpenzimet e reprezentacionit me rastin e vizitës së Ministres së Kulturës me kabinetin e saj në Komunën e Vitisë”, thuhet në arsyetimin e pagesës së faturës, nga ana e zyrës së kryetarit, Sokol Haliti.Fatura me vlerë prej 452 euro ishte nënshkruar nga kryetari Sokol Haliti.Në aktivitetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte njoftuar për këtë vizitë të ministres Dumoshi në qytetin e Vitisë.Ministrja Dumoshi kishte shkuar në Viti vetëm për të parë punimet që po zhvillohen në ndërtimin e palestrës së sporteve dhe stadiumit të qytetit të Vitisë. Pra, vetëm për të parë punimet nga afër, janë shpenzuar mbi 450 euro në mish e raki.

“Ndërsa, në inspektimin që i është për punëve në stadiumin e qytetit të Vitisë, ministrja tha se me vizitat që po bëjmë në komunat e Kosovës pa dallim, po përcjellim për së afërmi zhvillimin dhe cilësinë e punimeve që po kryhen në investimet që ministria po realizon”, thuhet në komunikatën e 21 korrikut të lëshuar nga MKRS.KALLXO.com ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin, por i njëjti nuk ka dashur të komentoj.Ai ka kërkuar që në lidhje më këtë faturë t’i drejtohemi zyrës për Informim.KALLXO.com i ka shkruar Komunës së Vitisë por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ata nuk kanë kthyer përgjigje.KALLXO.com në vazhdimësi ka publikuar shpenzimet e institucioneve shtetërore në dreka e darka zyrtare, në të cilat nuk kanë munguar shpenzimet në alkool dhe ushqime të shtrenjta.