Në Prishtinë një natë një nga apartamentet të cilat jepen për turistë e mërgimtarë kushton deri 80 euro.
Kështu deklaroi në emisionin “Ju flet Prishtina”, Albion Idrizi, i cili me kompaninë e tij ofron dhoma, apartamente me qira për turistë.
Sipas Idrizit jo gjithmonë është çmimi i njëjtë i një nate në një banesë në kryeqytet.
Atoo ndryshojnë nga sezoni në sezon.
“Qëndrimi varion, është jashtë sezonës prej 25 euro deri në sezon. Në vikend shkon deri 70-80 euro varësisht prej madhësisë së banesës”, shtoi ai.
“S’kemi më vend”, përfundoi ai.