Në qytetin e Ibrahim Rugovës, Vjosa e vetme më shumë vota se tërë LDK-ja

A do ta d ëmtojë largimi i Vjosa Osmanit LDK-në?

Kjo ka qenë pyetja më enigamtike gjatë fushatës elektorale.

Por, duket se kjo dilemë tashmë ka përgjigje.

Vetëm në qytetin e Ibrahim Rugovës, në Istog, Vjosa Osmani ka arritur të siguronte më shumë vota se tërë LDK-ja bashkë.

Osmani ka arritur të merrte plot 5.658 vota, ndërsa komplet LDK-ja në Istog nuk ka siguruar më shumë se 4.558 vota.

Donika Gërvalla nga lista Guxo e Vjosës ka marrë 1.955 vota në Istog./Indeksonline