Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të dielën në Arllat të Drenasit se me qeverisjen e LDK-së gjatë mandatit të ardhshëm pagat dhe pensionet minimale në Kosovë do të jenë 300 euro.
Në qytetin e Drenasit, kryeministri Hoti sh palosi programin e tij për rininë dhe punësimin. Ai tha se qeveria e tij do të jetë partner i bizneseve dhe askush nuk do c enoj punën e tyre duke u dërguar inspektorë për t’i gj obitur.
“Ne kemi plan konkret për 4 miliardë euro investime publike prej tyre 1 miliard tashmë janë zotuar nga Marrëv eshja e Uashingtonit. Në fushën e rinisë, do të f uqizohen kapacitetet e organizatave rinore dhe mekanizmave përfaqësues të rinisë. Do të krijohet korniza adekuate rregullative, në mënyrë që të garantohet pjesëmarrja e të rinjve në nivele të ndryshme vendimmarrëse, si dhe do t’iu kushtohet kujdes i veçantë grupeve të margjinalizuara të të rinjve”, tha Hoti.
“Ai tha se do të punohet në krijimin dhe zbatimin e masave l ehtësuese për çështjen e banimit për familjet e reja, pastaj në njohjen e punës vullnetare si përvojë e punës si formë e tranzicionit nga shkollimi në punësim, rritja e mbështetjes financiare për organizatat rinore, mbështetje e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare rinore, etj”, tha kryeministri Hoti.