Nëse bëni këtë Veprim, nuk mund t’a merrni nënshtetësinë Gjermane


Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të landit Baden-Württemberg në Mannheim. Fjala është për një libanez 40-vjeçar, i cili jeton në Gjermani që nga viti 2002, Ai ka studiuar mjekësi në Gjermani dhe punon ndërkohë si mjek specialisit në një klinikë.

Në vitin 2012 ai e dha provimin për marrjen e nënshtetësisë, por në vitin 2015 refuzoi t’i jepte dorën nëpunëses që donte t’i jepte certifikatën e nënshtetësisë.

Premtim bashkëshortes apo mendësi fundamentaliste

Ai pretendoi se i kishte premtuar së shoqes – një myslimaneje me nënshtetësi gjermane dhe origjinë siriane – që të mos i jepte kurrë dorën ndonjë gruaje tjetër, por zyra përkatëse ia refuzoi marrjen e nënshtetësisë.

Libanezi shkoi në gjyq dhe gjykata argumentoi se ai nuk pranon t’i japë dorën një gruaje “si rezultat i një konceptimi fundamentalist të kulturës dhe të vlerave” dhe nuk pranon që t’i përshtatet mënyrës së jetesës në Gjermani. Dhënia e dorës të tjerëve ka “rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës” mes njerëzve në Gjermani, argumentoi trupi gjykues.

Mjeku libanez pretendoi se ndërkohë nuk i jepte më dorën askujt, sepse është pro barazisë së burrit dhe gruas, por gjykata e konsideroi këtë si një thënie thjesht për arësye taktike.

Pandemia nuk përbën argument

Gjykata argumentoi po ashtu se fakti që për momentin njerëzit nuk i japin më dorën njëri-tjetrit për shkak të pandemisë së koronës nuk mund të merret në konsideratë, sepse “për shkak të traditës së gjatë historike që ka dhënia e dorës të tjerëve”, gjykatësit nuk mendojnë se dhënia e dorës si ritual do të mënjanohet përgjithmonë./ DW

Related Posts

Darci Lynne sings cowboy duet with a puppet and she blows the audience away with her yodeling

Darci Lynne has her own show in Vegas now and this type of performance is a good example why. She’s got a lot of talent! When she…

A Lowly Shepherd Is Able To Get The Better Of A Yuppie Stranger

A shepherd was herding his flock in a remote pasture when suddenly a brand-new BMW advanced out of the dust cloud towards him. The driver, a young…

A Little Girl Explains The True Meaning Of Her Simple Dress

“Do you like my dress?” A little girl asked of a woman passing by. “My mommy made it just for me,” she said with a tear in…

Woman Wins $350 Million Dollar Powerball, Decides To Share New Wealth With Veterans Who Need It

Most of us have a list ready with the things we would do if we ever win a Powerball lottery. But one recent winner in Iowa surprised…

Are you quick enough to spot all the differences in 23 seconds? Try now!

The image shared above shows two men reading the newspaper in the bed. There are 7 differences between the two men reading newspaper pictures. Are you quick…

Woman Defends Her $130 Engagement Ring After Sales Clerk Says It’s “Pathetic”

In November 2016, Ariel Desiree McRae’s post on Facebook went viral. She was defending her $130 engagement ring after a jewelry store employee made a negative comment…