Nëse ia kam myt babën, i përgjigjem me dy gjaqe atij, por ai do më përgjigjet me Kanun të Lekës”

Prizren- Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, i akuzuari për krimet lufte, Remzi Shala, ka mohuar akuzën për vrasjjen e Haxhi Përteshit në qershor të vitit 1998, duke thënë se djalit të v iktimës, Agron Përteshit, do t’i përgjigjej me “dy gjaqe” në rast se do ia kishte mbytur babanë, por ai do t’i përgjigjej më pas me Kanun.

Shala, i njohuri si komandant “Molla e Kuqe” po akuzohet se së bashku me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë Haxhi Përteshin nga shtëpia e tij dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë me dy gjaqe ju pergjigjna atij në ia paqa myt babën, por ai ka me mu përgjigj me Kanun të Lekës, mbaje në mend që po tham. Unë nuk ia kam myt babën atina, as s’ia kam marrë…që 4 vjet po rri në burg palidhje unë”, ka thënë i akuzuari Shala në seancën e së premtes.

Paraprakisht, Shala ka deklaruar se komandant Guri në vitin 2018, ka dhënë deklaratë për këtë rast dhe se të njëjtën ditë ishte takuar me të, por që për v rasjen e tani të ndjerit Përteshi, i kishte treguar krejt diçka tjetër nga ajo që kishte deklaruar në gjykatë.

Shala ka deklaruar se komandant Guri i kishte treguar se në regjistrin e spiunëve kishte qenë emri i Xhemajli Elshanit dhe Haxhi Përteshit.

Tutje, ai tha se i njëjti i kishte treguar që Elshani kishte kërkuar nga komandant Skenderi që ta largojë nga lista e spiunëve.

“Xhemajliu i ka thënë se kanë punuar bashkë në Suharekë dhe a ka mundësi me shpëtu atë, e për Haxhi Perteshin e marrin kur dojnë, se është i gatshëm me punua për UÇK dhe se deri sa ka qenë në burg në Gjermani, ka v ra njerëz dhe se nuk ka problem të vret prapë. Po ashtu, i ka thënë se e bëjmë një marrëveshje ti vetëm shpëtom mua e Haxhi Perteshin ose shkojmë e marrim atje ose e sjelli unë në shtëpi”, ka thënë i akuzuari.

Shala tha se Guri i kishte treguar se si pjestarë të UÇK-së kishin shkuar në shtëpinë e tani të ndjerit dhe se të njëjtin e kanë dërguar në Malishevë.

“Guri, Ismet Jashari, Sejdi Përteshi, Xhemajli Elshani dhe Skenderi komandanti i Malishevës me 10 ushtarë bëhen 15 veta dhe shkojnë e marrin Haxhi Përteshin dhe e vendosin në kerr të Bajram Qatanit me Lladë më duket, nuk e di ngjyrën dhe shkojnë së bashku në Malishevë. S’kam lidhje as s’e kam marrë as s’e kam v ra, ata mes vete kanë pasur telashe”, ka thënë Shala.

I akuzuari ka deklaruar se Qatani, Sejdiu dhe Elshani, e kanë marrë në pyetje Përteshin dhe se në momentin kur i ndjeri është pyetur se a e kishte v rarë babanë e Bajram Qatanit, i njëjti sipas tij kishte pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Ai shtoi se tani të ndjerin më pas e kanë dërguar në fshatin Duhël dhe se Komandant Guri iu kishte thënë që për atë që kishte ndodhur të mos i tregonin askujt.