“Nëse s’kthehesh, ta bëj si ai rasti në Prishtinë”, 66-vjeçari në Kamenicë kërcënon gruan

Dh una në familje është një fenomen mjaft shqetësues dhe viktimat më të shpeshta janë gratë, të cilat keqtrajtohen fizikisht e psiqikisht nga burrat dhe për pasojë kërkojnë mbrojtje institucionale. Rastet e tilla shumë shpesh nuk raportohen për vite me radhë, pasi gratë frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë po dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e një çifti në Kamenicë, të cilët janë të martuar që 27 vite. Vitet e fundit për gruan në këtë familje kanë qenë të vështira pasi burri i saj po dyshohet se ka ushtruar dh unë fizike e psikike ndaj saj.

Sinjali mëson se i dyshuari N.C., 66-vjeçar përveç dh unës edhe e ka kërcënuar gruan e tij 61-vjeçare, e cila është larguar më pas nga shtëpia. Ai po dyshohet se i ka thënë “nëse s’kthehesh me jetu me mu, ta bëj si ai rasti në Prishtinë” (duke aluduar në njërin nga dy rastet t ragjike që kanë ndodhur së fundmi në Prishtinë), çka i ka krijuar sh qetësim të madh. Për të mos mbaruar me kaq ai i ka thën asaj po ashtu se “Nëse të takoj diku, kam me ta heke krytë si pulë”.

Përballë kësaj situate, v iktima ka vendosur të mos hesht dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë, para se t’i ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën p enale “Dh unë në familje”.