Nexhmedin Spahiu kërkon dorëheqjen e Bashkim Jasharit pas rastit në Shtërpcë

Analisti nga Mitrovica kërkoi dorëheqjen e Bashkim Jasharajt, komandant i FSK-së pas pIagisjes së dy serbëve nga pjestari i FSK’së.

Spahiu tha se një dorëheqje e Jasharajt do të mbronte nderin, dinjitetin dhe heroizmin e familjes Jashari.

“Komandanti i FSK Bashkim Jashari duhet të jep dorëheqje morale pas incidentit në Shterpcë. Me këtë dorëheqje do ta mbronte nderin, dinjitetin dhe heroizmin e familjes Jashari.” – shkroi z. Spahiu.

Me z. Spahiun është pajtuar edhe ish-gazetari dhe ish-korrespodenti i RTK-së nga Serbia, Fahri Musliu, i cili shkroi se kërkesën e z. Spahiut “topi nuk e luan”.

“Topi nuk e luan. Sepse ngjarja e ndodhur në këtë ditë të shenjtë për ortodoksët e ka peshën edhe në të madhe prandaj edhe dënimi duhet të jetë më i fuqishëm.” – komentoi z. Musliu në statusin e z. Spahiut.