Nga arkivi i Armend Mujës: Dy vjet më parë ai e propozonte Vlora Çitakun presidente


Armend Muja jo shumë vjet më parë ndante mendime krejtësisht të ndryshme me Lëvizjen Vetëvendosje, e gjithsesi edhe me kryetarin e këtij subjekti politik, Albin Kurti, ndonëse kur aderoi në LVV tha se njihen qëmoti.

Muja në mars të vitit 2019, Muja theksonte nevojen e Kosoves per nje “supernjeri”, ndërsa sugjeronte që Çitaku të propozohet për udhëheqëse të vendit.

“Ne vazhden e naivitetit politik dhe personalizimit te politikes u sygjerua qe Vlora Citaku po vnon ne levizje gjithe administraten e superfuqise boterore te SHBA-se. Influenca ne administraten Trump eshte provuar te jete e veshtire edhe per lidere te medha si Merkel.

Por nese Znj.Citaku ka arritur kete rrallesi boterore atehere une sygjeroj qe te njejten te propozojme per te udhehequr vendin. Edhe ashtu ‘burrrat’ e politikes se Kosoves jane provuar te jene te dobet, jo-inteligjent, llafexhi e jo-punetore.

Tek e fundit nje vend i vogel si Kosova, me resurse te kufizuara politike, ekonomike dhe njerezore, ka nevoje per nje supernjeri per te tejkaluar influencen ne rritje te Serbise. Beogradi ka rrahur me lehtesi ‘burrat’ e Kosoves keto vite”, shkruante Muja.

Postim i Armend Mujës në Facebook: