“Nga doli gjithë kjo bukuri”, A e keni ditur vajza e kujt është bukuroshja Diellza Kolgeci ?


Ky është Remzi Kolgeci. Dikush e quajti tradhtar e dikush hero. Ai dikur ka qenë njeri me peshë shumë të madhe në Jugosllavi e veçanërisht në Kosovën e Metohinë e atëhershme.

Fotografitë janë të siguruara nga burime të Theranda Post-it dhe janë duke u publikuar për herë të parë.

Në fotografi shihet duke mbajtur një manifestim në Carralevë, të quajtur “Në kujtim të Aradhës Partizane “Avdulla Shabani”, më 20 prill të çdo viti.

Me Remziun bashkë është edhe udhëheqësi komunist shqiptar, Fadil Hoxha. Kurse në disa fotografi tjera shihet teksa mban fjalim në qendër të Suharekës me rastin e festës së ditëlindjes së udhëheqësit Jugosllav, Josip Broz Tito, më 25 Maj. Atë shumë e njohin si babai i Diellza Kolgecit e cila është aktore, modele e dikur provoi edhe të këndonte.

Remzi Kolgeci lindi në fshatin malor, Vraniq më 3 maj 1947. Ai dallohej si nxënës i mirë dhe studimet i kreu në Universitetin e Beogradit, Fakulteti i Shkencave Politike – Drejtimi: Politika Sociale.

Ai shpejt ngjiti shkallët e hierarkisë në atë kohë. Gjatë viteve 1968 deri në vitin 1978 ai ishte kryetar i Kuvendit Komunal të Suharekës e gjithashtu sekretar i Lidhjes Komuniste në Komitetin Krahinor.

Nga viti 1978 e deri në vitin 1985 ishte sekretar i Sekretariatit Krahinor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Një kohë udhëhoqi edhe industrinë e gomës “Ballkan”, prej viti 1985 e deri 1987.

Pas kësaj, Remzi Kolgeci u ngrit lartë në detyrë duke qenë për një vit, 1987-1988, anëtar i Kryesisë së Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës e më pas nga viti 1988-1989 ishte kryetar i Kryesisë së Krahinës Sociale Autonome të Kosovës, post nga i cili dha dorëheqje në vitin 1990 kur pati mosmarrëveshje me direktivët e Beogradit.

Nga kjo kohë, Remzi Kolgeci u morr me biznese private dhe tek vonë në vitet 2007-2008 u angazhua si ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi”.

Ai vdiq më 9 Mars 2011 në moshën 64 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë. Ai u varros në Prishtinë. /therandapost.com