Ngjarje interesante: Mjekrra e Shkëlzen Maliqit dhe truprojet e UÇK-së që e ruanin Thaçin

Gazetari Baton Haxhiu, në një intervistë dhënë për Kanal10, ka shpjeguar detaje interesante për periudhën e luftës dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s. Ai e rrëfeu edhe një ngjarje e cila ishte mjaft interesante për atë periudhë.

“… në një moment kam marrë një telefonatë nga Washingtoni, nga James Rubin dhe më tha që unë do të vij në Shkup. Dhe do vish në Shkup. Kjo ishte dikur 28 maj, tha unë do vij në Shkup me datën 7 ose 8 qershor. Kjo ishte 10 ditë përpara se të vinte. Dhe pastaj unë u interesova se pse po vjen James-i. Tha unë para se t’i takojë njerëzit e UÇK-së, i thash po njerëzit e UÇK-së nuk janë këtu, tha unë mendoj që atje janë”, tregoi Haxhiu.

Më tutje ai rrëfeu ngjarjen se “Ku e kuptova unë se Hashimi është aty. Në një moment Hashimi më thirri në telefon dhe më tha në një pjesë të errësirës së Tetovës tha hajde takohemi. Ishte dikun data 28-29 maj. Hashimi ishte me grupin e vet, por e mora Shkëlzen Maliqin me vete. Shkëlzeni e kishte mjekrrën (mbyllë sytë Batoni), dhe kur hym tek kthina aty mbrapa një ndërtese, po nij që po i bëjnë gati pushkët, se e panë Shkëlzenin ju duk habitshëm. Dhe e ka hap Hashimi derën, tha mos bëni asgjë, në rregull është. Se na shkojshim drejt vendit ku ai na tha. E hapi derën, nuk dilte, dhe më tha që me gjasë po kryhet lufta dhe me gjasë nuk po hyjnë me trupa tokësore“.