Janë publikuar mbi 97 për qind të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur të dhënat nga të cilat e para del Lëvizja Vetëvendosje me 48,17%, e dyta Partia Demokratike e Kosovës me 17,35%, ndërsa e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,18%, njofton Klan Kosova.
Ani pse partia e tij ka dalë e treta, kjo nuk e ka ndalë kryeministrin në largim, Avdullah Hoti, që të dalë në punë.
Gazetarja Arbreshë Uka në një lidhje direkte konfirmoi se Hoti bashkë me kabinetin e tij janë në objektin e qeverisë.