Një hero i vërtetë! Вurri hidhet nga ura 25 metra e lartë për të ѕhрëtuar foѕhnjën

Një vajzë e vogël 23 muajshe që ra në ujë pas një përplasje të shumë automjeteve në Maryland në SHBA u shpëtua nga një hero i cili u hodh nga ura 25 metra e lartë. Njeriu hero, automjeti i të cilit ishte përfshirë gjithashtu në përplasje, kishte qenë duke vozitur në urë në kohën kur vajza ra rreth 25 metra poshtë në ujë.

Por kur ai pa vajzën e vogël që kishte rënë poshtë në ujë ai u hodh pa hezitim për ta shpëtuar në një zonë me ujë vetëm 5 metra të thellë. Ndërkohë autoritetet thanë se ishte një mrekulli që burri në fjalë ishte aty dhe shpëtoi vajzën e vogël e cila tani është duke u shëruar plotësisht.

Si fëmija, ashtu edhe burri, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, thuhet se u shpëtuan nga një anije që erdhi për t’i shpëtuar të dy. Sipas një njoftimi për shtyp nga autoritetet një automjet u zbulua i varur në gjysmë të rrugës mbi parmakun e urës, ndërsa shumë njerëz u zbulua se ishin të p lagosur.

Tetë persona thuhet se u dërguan në spital pas rrëzimit, me vajzën e vogël që u transferua në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins. Fatmirësisht, të tetë individët janë larguar nga spitali dhe tani ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore