Një vajzë 22-vjeçare shqiptare raportohet se ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, ja si është gjendja

Një vajzë e moshës rreth 22 vjeçe ka rënë mbrëmë (të hënën) nga kati i tretë i një hoteli në Pejë.

Zëdhënësi i Pol ic isë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 23:00.

“Mbrëmë pas orës 23:00 një vajzë ka rënë nga kati i tretë i një hoteli. Vajza është e moshës rreth 22 vjeç. Lidhur me rastin janë intervistuar tre persona, vajza ka pë suar lën dime trupore, fillimisht është trajtuar në Spitalin e Pejës pastaj e kanë dërguar për trajtim në QKUK”, tha ai. Gashi tha se lidhur me rastin h et imet janë duke vazhduar.