“Njeriu më i madh në shqiptari që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë është Albin Kurti”

“Njeriu më i madh në shqiptari që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë është Albin Kurti” Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shumë shpejt do të udhëtojë në SHBA.

Kurti ka kohë që po e paralajmëron këtë vizitë, por që ende nuk e ka bërë vizitën. Basha thotë se ajo do të ndodhë. Ai madje shton se Kurti do të jetë shqiptari më i madh që futet në Shtëpinë e Bardhë.

“Kush është futur deri tani në Shtëpi të Bardhë. Ka qenë ndoshta Fan Noli.

Ndoshta edhe Faik Konica. Mos ma përmend Avdullah Hotin se po flasim për njerëz seriozë. Njeri më i madh në shqiptari që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë është Albin Kurti”, ka thënë ai.