Njësitet Speciale të Policisë tregojnë forcën gjatë përgatitjeve me simbolet shtetërore (Video)


Policia e Kosovës mbetet një ndër institucionet më të vlerësuara në Republikën e Kosovës, madje shpeshherë janë cilësuar si policia me e mirë në rajon.

Ajo që tashmë dihet është se njësitë profesionale të Policisë së Kosovës njihen si jashtëzakonisht të përgatitura. Ata kanë pasur një zhvillim të hovshëm duke ndjekur edhe përvojat e njësive speciale nga disa polici të vendeve të ndryshme të botës.

Përveç trajnimeve të ndryshme, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, kanë marrë pjesë edhe në ushtrime të përbashkëta me policitë e vendeve të rajonit, respektivisht Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ajo që mbetet nga Policia e Kosovës është që ta ruaj besimin që kanë qytetarët në këtë organizatë dhe me veprimet e tyre në ruajtjen e rendit dhe ligjit, t’i bëjnë krenarë secilin qytetarë të Kosovës.