“Nëse doni ta dini se si kanë qenë vezirët dhe shumica e pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane, shikojeni Ramzan Kadirovin e sotëm të Çeçenisë!
Njësoj si Kadirovi sot që bën be në kokën e Putinit dhe kërcënon me hanxhar të gjithë ata që i zënë rrugën planeve ushtarake të tij, pashallarët e dikurshëm shqiptarë bënin be në kokën e sulltanëve dhe prenin e grinin secilin që u dilte në rrugë planeve të tyre ushtarake, nga muret e Vjenës deri në shkretëtirat e Arabisë.
Njësoj si Kadirovi sot që e sundon Çeçeninë me dorë të hekurt, si një Putin i vogël, pashallarët e dikurshëm shqiptarë i sundonin trevat shqiptare me dorë të hekurt, si sulltanë të vegjël.
Kështu derisa erdhi Rilindja Kombëtare Shqiptare, e cila ua dha të vetmin vend që e meritonin: koshin e plehrave të historisë”.
Blerim Latifi