Njihuni me çiftin nga Rahoveci që e ha mëngjesin bashkë qe gjysmë shekulli (Video)


Secili nga ju, të paktën keni dëgjuar nga një histori të bukur dashurie.

Por, jo edhe një histori si ajo e Ferdane Krasniqit, e cila mbi supe numëron mbi 70 vjeç.

Ajo qysh në moshë të re ka filluar të merret me përgatitjen e ushqimit për familjen. Duke vazhduar kështu të përgatis edhe me më shumë dashuri për burrin e saj, Destan Krasniqin, i cili është 15 vjet më i madh.

Por, përveç dashurisë dhe respektit që kanë ndaj njëri tjetrit, ata për #Gjesi tregojnë se si për 54 vjet e kanë ngrënë mëngjesin se bashku, pavarësisht punëve dhe angazhimeve që i kanë pasur.

Se çfarë thonë për këtë, dhe cilat janë historitë e bukura të këtij çifti nga Rahoveci, do ta mësoni duke e shikuar materialin e mëposhtëm.