Njihuni me francezin që di shqip e tani quhet Adem, ai dëshiron të martohet vetëm me shqiptare (VIDEO)


Një djalë nga Franca ka ndërruar emrin nga Thomas Noel në Adem, e përveç emrit ai ka ndërruar edhe fenë nga katolik në mysliman. Përveç tjerash, ai di të flasë gjuhën shqipe e ka mësuar edhe për kulturën shqiptare.

Francezi të shtunën në emisionin “Fol Shqip Show”, të RTV21 tregoi arsyet se pse e ka mësuar gjuhën shqipe. Ai tregoi se ka vizituar Kosovën disa herë dhe përmendi se qyteti që i ka pëlqyer më shumë është Vushtrria, shkruan rtv21.tv

Ai rrëfeu se të gjitha ushqimet i ka konsumuar në Kosovë.

Thomas Noel, i cili tani quhet Adem tregoi se këtë emër e ka vendosur pasi e ka ndërruar fenë dhe për të hyrë më shumë në kulturën e Kosovës.

“Adem si Adem Jashari”, tha ai ndër të tjera. Francezi që tani quhet Adem u shpreh se dëshiron të martohet vetëm me një vajzë shqiptare./21Media

Francezi që tani quhet Adem u shpreh se dëshiron të martohet vetëm me një vajzë shqiptare./21Media