Njihuni me gruan bukuroshe të Rexhep Selimit (Foto)


Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka treguar për periudhën e luf tës dhe pjesëmarrjen e saj në luf tën e UÇK-së.

Ajo ndër të tjera, ka treguar edhe kohën kur e ka njohur Rexhep Selimin, tashmë burrin e saj.

“Si me Rexhën, unë jam takuar edhe me shumë bashkëluftëtarë te tjerë por, pash diçka tek ai dhe kështu me kohë, duke e parë, duke biseduar me të, normalisht që ndjenjat janë rritur për të dhe kështuqë,pasluftës, e kurorëzuam me martesën tonë”, ka thënë Shqipja.

Plotesuar: Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhe Selimi feston sot 12 vjetorin e dasmës së tij.

Këtë e ka treguar vet Selimi i cili edhe ka postuar një fotografi në Facebook, së bashku me gruan e tij me mbishkrimin “12 vjet nga dasma jonë”.

Nga fotografia duke se Selimi së bashku me gruan e tij bukuroshe, kanë zgjedhur që përvjetorin e 12 të dasmës së tyre ta festojnë në një vend bregdetarë.