Njoftim i rëndësishëm për pensionistët, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale


Pensionistë të shumtë (përfshirë këtu edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës) u mblodhën sot për t’u paraqitur në zyrat e administratës së pensioneve, për shkak të ndryshimeve që u bën si pasojë e pandemisë COVID-19.

Nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë bërë të ditur se të gjithë ata të cilët nuk janë paraqitur, e me qëllim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, shtyhet afati i paraqitejes deri më 31 dhjetor 2020, transmeton Indeksonline.

Kështu deri në fund të dhjetorit të këtij viti, nuk do të suspendohen nga pagesa.

Njoftimi i plotë:
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës), të cilët kanë qenë të obliguar të paraqiten në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2020 e nuk janë paraqitur për shkak të pandemisë Covid-19, me qellim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, shtyhet afati i paraqitjes deri më 31 dhjetor 2020, do të thotë se deri në fund të dhjetorit 2020 nuk do të suspendohen nga pagesa.

Me qëllim të mbrojtjes nga Covidi- 19, të gjithë pensionistët që paraqiten në këto zyra, janë të obliguar që t’u përmbahen rekomandimeve që dalin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Ministria e Shëndetësisë, që janë, pos tjerash bartja e maskave dhe ruajtja e distancës.