



Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, përmes një statusi në FB ka sqaruar dy çështje me rëndësi sa i përket bizneseve dhe punës së tyre, pas hyrjes në fuqi të masave të reja antí-COVíD.




Sipas Rukiqit punëtorët që punojnë në zonat e kuqe, ku pas orës 19:00 nis ora policore, mund të lëvizin, të shkojnë der në vendbanimet e tyre, një orë pas fillimit të orës policore, por që të njëjtit duhet ta kenë dhe një vërtetim.




Ndërsa për punëtorët e kompanive që organizojnë punën me turne, duhet gjithashtu pas orës 19:00 ta kenë dokumentin e nxjerrë nga ATK.
Ky është njoftimi i Rukiqit:



