Nuk do ta besoni sa miliarderë ka Zvicra dhe sa janë pasuruar gjatë pandemisë


Numri i miliarderëve në Zvicër po rritet. Pasuria e të gjithë miliarderëve është rritur pavarësisht nga kriza e koronavirusit.

Që nga prilli i vitit 2020, në Zvicër tashmë jetojnë 37 miliarderë, ose dy më shumë se një vit më parë dhe 4 më shumë se para dy vitesh, shkruan blick.ch.

Ndër më fatlumët konsiderohet çifti sipërmarrës bioteknologjik, burrë e grua Ernesto dhe Kirsty Bertarelli. Pasuria e tyre vlerësohet në mbi 14 miliardë franga zvicerane.

40 për qind e kanë bërë vetë pasurinë

40 përqind e të gjithë miliarderëve kanë meritën për krijimin e pasurisë së tyre. Si miliarderë të tillë, ata janë të parët në familjen e tyre që kanë bërë miliardat.

Ndërsa pjesa më e madhe janë miliarderë të gjeneratës së dytë, të tretë ose të katërt, përcjell albinfo.ch. Për shembull, djemtë e suedezit, themelues i Ikea-s, Ingvar Kamprad (1926 – 2018): Peter (55), Jonas (53) dhe Mathias Kamprad (50) jetojnë në Zvicër dhe ndajnë një pasuri prej 54.5 miliardë frangash.

Së bashku, miliarderët zviceranë zotërojnë rreth 112 miliardë franga. Kjo është dukshëm më shumë se në vitin 2019. Në atë kohë, ata kishin 88 miliardë franga marrë së bashku. Pra, jo vetëm që janë bërë më shumë miliarderë, por mesatarisht ata tani janë edhe më të pasur.

Shumica e miliarderëve vijnë nga industria farmaceutike, financiare, shitja me pakicë dhe prodhimi, transmeton albinfo.ch Katër në pesë miliarderë vijnë nga këto degë.

Vetëm 20 për qind e miliarderëve janë femra. Të gjitha ato janë 70 vjeçe ose më të vjetra.

Gjysma e miliarderëve meshkuj janë më të vjetër se 70. Një e katërta janë midis 60 dhe 70 vjeç. Pjesa që mbetet janë midis 40 dhe 50 vjeç.