Ka lindur pikërisht në kohën kur edhe është themeluar Nisma Socialdemokrate e Kosovës, e cila drejtohet nga Fatmir Limaj.
Dashuria dhe admirimi për këtë subjekt politik, kishte shtyrë Bilall Guraziun, që vajzën e saj ta quaj me emrin Nisma. Madje, secila ditëlindja e saj festohet në mënyrë madhështore, ku nuk mungojnë urime nga krerët e këtij subjekti politik.
Shtatë vite më parë kur u themelua NISMA Socialdemokrate në Prizren, lindi një vajzë e shëndoshë. Ajo u quajt Nisma dhe tani feston ditëlindjen e shtatë.
Kujtojmë se Nisma e Fatmir Limajt në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk arriti ta kalojë pragun.