Nuk është turp të tregosh se vjen nga një vend ku dëgjohet Ezani, por të votosh 20 vite hajnat e njejtë


Nuk është turp t’i tregosh një të huaji se origjinën e ke nga një vend ku 5 herë në ditë thirrë ezani. Nga një vend ku urimet e para në festa fetare i marrim nga vëllezërit e besimit tjetër. Nuk është turp të rrëfesh se historia ishte e padrejtë me ne ngaqë ishim komb i vogël përballë apetiteve të superfuqive.

Turp është t’ju tregosh se tani e 20 vite udhëhiqemi nga të njëjtit pushtetarë të cilët natë e ditë e rrjepin këtë shtet. Turp është të tregosh se këtu zhvatja e hajnia u shndërruan në normalitet dhe se jeton në shtet ku ndershmëria haptazi konsiderohet dobësi.

Jemi ngatërruar keq! Mburremi me atë që do duhej turpëroheshim, turpërohemi nga ajo me të cilën do të duhej të mburreshim.