Nuk i donte shqiptarët, ndërron jetë ish-lojtari dhe trajneri i njohur serb

Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur serb, Sinisha Mihajloviç, është ndarë sot nga jeta në moshën 53-vjeçare, pas një beteje të gjatë ndaj leuçemisë që iu diagnostikua tre vite më parë.

Në vitin 2019, kur ishte ende në pankinë, Mihajloviç do të deklaronte hapur se po luftonte ndaj leuçemisë dhe ashtu vazhdoi të qëndronte në detyrë. “Do e mund duke luajti në sulm” deklaroi asokohe ai.

Mihajloviç luftoi për tre vite me radhë, duke drejtuar ekipin e Bolonjës edhe ndërsa i nënshtrohej kurave apo ishte i shtruar në spital.

Por në fund nuk ia doli, pasi sot u bë e ditur se ishte ndarë nga jeta i rrethuar nga të afërmit e tij në një spital në Romë ku kishte kaluar ditët e fundit,

Në fakt, lajmi për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore ishte përhapur pak ditë më parë, por pakkush dinte situatën reale të ish-futbollistit i cili nisi karrierën te Vojvodina, për të kaluar te Crvena Zvezda, Roma, Sampdoria, Lacio e Inter.

Më pas një karrierë si ndihmës i Mançinit të Interi, para se të shkonte te Bolonja e me radhë Katania, Fiorentina, Sampdoria, Milan, Torino dhe në fund përsëri Bolonja, ku ishte në detyrë deri pak muaj më parë.