Nuk ka Shqiptarë që nuk gëzohet nga kjo që publikoi Biden Për Kosovën


Gjatë fushatës në garën për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani i zgjedhur president Joe Biden, kishte thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Në një letër drejtuar shqiptaro-amerikanëve gjatë fushatës, Bideni kishte thënë se mbështet dënimin e krmeve në Kosovë dhe do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, ishte thënë në deklaratën e Bidenit.

Këto ishin ndër pikat kryesore të deklaratës së tij në tetor:

– Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

– Joe Biden ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës më 1999

– Biden kritikon politikën e “pabalansuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë