Nuk ndalen sondazhet, publikohet në këto momente i kompanisë izraelite për zgjedhjet në Kosovë: Këto janë rezultatet


Vetëvendosje do të fitojë 50.83 për qind të votave, sipas një sondazhi të realizuar nga një kompani izraelite.

Sipas sondazhit, Vetëvendosje do të fitojë 50.83 për qind, PDK 16.94 për qind, LDK 15.97 për qind, AAK 6.98 për qind dhe Nisma 2.95 për qind.

Matja është bërë vetëm në zona urbane, në 11 qytete të Kosovës.

Qytetet ku janë anketuar qytetarët janë: Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Istogu, Skenderaj, Peja Gjakova, Podujeva, Gjilani dhe Deçani.