Nutricionistja: Gabimi i parë që bëhet pas iftarit është mbingarkesa me ushqim (VIDEO)

Nutricionistja Vala Pupovci ka thënë se gabimi që më së shpeshti e bëjnë ata që agjërojnë është se konsumojnë sasi të tepërt të ushqimit pas iftarit.

“Prej iftarit gabimi i parë që mund ta bëjmë është që të mbingarkohemi me ushqim. Mbingarkesa ndikon që së pari me pasë probleme me tretje, për shkak që trupi e ka shumë të vështirë me tretë atë sasi të ushqimit aq të madhe për një kohë aq të shkurtër”.

“Mbingarkesa jep një ndjenjë shumë të parehatshme, dhe në të njëjtën kohë mund të jetë një shenjë që kemi konsumuar ma shumë sesa që duhet, dhe kjo mund të ndikojë edhe në shtim të peshës përgjatë kohës së Ramazanit”.

Pupovci, që ishte e ftuar në emisionin “Familja Ime” të Klan Kosovës ku u diskutua për rëndësinë dhe rregullat e agjërimit, tha se gjatë kohës së Ramazanit është mirë që të mos konsumohen ushqime me shumë yndyrë.