o Dullë: E ke marrë shumë afër zemrës dialogun me serbinë, Ndalu o burrë!


“E ka gabim që nuk po ndalet, e ka marrë si yrysh këtë punën e dialogut. Ka shkuar presidenti i vendit për të gjykuar për krime lufte, kryetari i partisë opozitare, shefi i grupit parlamentar të partisë tjetër opozitare, është minimum, është kod etik të kërkohet pak kohë për konsultime me spektrin politik. Vërtetë lakmi e papame për me shku në ato tavolina të dialogut”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se edhe Isa Mustafës dhe Fatmir Limajt, si partnerë të koalicionit, ju ka thënë se dialogu duhet të ndërpritet.

“Në emër të kujt je ka bën dialog, përmes kolegëve në qeveri po (ja kam shprehur pakënaqësinë Hotit), ja kam shprehur edhe Mustafës edhe Limajt, si koalicion është mirë të ndaleni. Nuk ka asnjë arsye me u ngut, pezullimi mund të jetë pak ditë, javë, por edhe nëse muaj e vjet, por nuk mundesh pa reflektuar për çka ka ndodh në vend”, ka pohuar Haradinaj.

Ai ka treguar se ka dy mospajtime me kryeministrin Hoti.

“Mospajtimi i parë kur deklaron se nuk ndërhynë në drejtësi, kujt po i thua, nuk guxon, nuk duhet me thanë kryeministri nuk ndërhyjë në drejtësi. Duhet me u pezullu dialogu, nuk kërkoj nga kryeministri të ndërhyjë në drejtësi”.

“Mospajtimi i dytë, mospërfillja e një pale për pezullim të dialogut, nëse është PDK, VV, AAK (për ndaljen e dialogut), çka është ajo kryeneqësi me vazhdu dialogun, atij i ka mbet veç LDK-ja që po i thotë vazhdoje dialogun. Krejt kryeministrat normal e kishin bërë, nuk e kam prit që nuk e bën. Takoi PDK-në e VV-në para se të takohesh me Serbinë”, ka thënë Haradinaj. /Reporteri.net/.