“Sipas bullës së artë të mbretit Stefan Deçanit (1330),banorët e pronave të manastirit të Deçanit ishin shqiptarët dhe vllehët.Në këtë dokument nuk figuron askund ekzistimi i serbëve në këto treva.
Këto të dhëna i pasurojnë dhe i dëshmojnë kronistët bizantinë Laonik Halkokondili,Krisobuli dhe Mihail Dukasi.
Këta dëshmojnë se popullsia e Dardanisë (Kosovës) ishte dardane,ndërsa qeveritarët e saj Stefan Nimani,Stefan Deçani,Milutini, Dushani dhe Lazarasit i takonin fisit ilir tribal.
Kishat dhe manastiret si institucione të shenjta janë ndërtuar nga të krishterët e parë të Ballkanit,pra nga shqiptarët.
Në arkitraun e portalit jugor të kishës gjendet edhe mbishkrimi i arkitektit shqiptar, DON VITA që e kishte skalitur këtë kishë. Pronat e Manastirit të Deçanit ishin të fisit Gash. Në “Thesarin e manastirit të Deçanit” ndodhën dokumente me interes shkencor,të cilat vërtetojnë se popullsia e Deçanit dhe e rrethinës ishin shqiptare.
Shkencëtari serb Pero Slijepçeviq,më 1934 ka shkruar se:”SERBËT NË MESJETË NUK KANË PASUR AS AFINITET,AS AFTËSI, AS MUNDËSI PËR TË NDËRTUAR KISHAT MONUMENTALE,SIÇ JANË ATO NË KOSOVË E NË MAQEDONI,KËSHTU QË DOKUMENTET NË TË CILAT FIGURON EMRI I NEMANJIDËVE SI NDËRTUES TË KËTYRE KISHAVE NUK JANË PËR TU BESUAR.”
Kishat janë ndërtuar në kohën e sundimit të Bizantit,kur në Kosovë nuk ka pasur fare serbë.Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare ka qenë i fesë ortodokse.
PRA NË ÇDO ASPEKT KËTO KISHA ISHIN TË SHQIPTARËVE,SEPSE ATO I SHËRBYEN SHQIPTARËVE PËR TË KRYER RITE FETARE !
KLERIKU SERB SAVA JANJIQ ME FOTOGRAFITË SHQIPTARE TË EKSPOZUARA DËSHMON SE MANASTIRI I DEÇANIT KA QENË SHQIPTAR. NJË NUMËR I MADH I FOTOVE DËSHMON SE BESIMTARË TË KËTIJ MANASTIRI NË VITIN 1904, SHUMICA I KANË QENË SHQIPTARË. FOTOGRAFITË TREGOJNË BESIMTARËT SHQIPTAR ORTODOKSË ME PLISA DHE TIRQI Sava Janjiqeviq,ka deklaruar se fotografitë e ekspozuara i ka martë nga vizita e Edit Durham që ajo i bënë Manastirit të Deçanit…!
Ja postimi tij: