Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në Facebook, ka drejtuar akuza të rënda për Qeverinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti.
Ai këtë reagim e ka bërë, pasi raportohet se serbët kanë paralajmëruar braktisjen e institucioneve të Kosovës, nëse bllokohet formimi i Asociacionit.
E, lidhur me këtë profesori i njohur shkruan se Qeveria Hoti jo vetëm Asociacionin, por kjo e fundit edhe Prekazin është e gatshme t’ia jap Serbisë, vetëm që ekzekutivi aktual të mos bie.Jo Asociacionin por edhe Prekazin janë të gatshëm t’ia japin Serbisë veç qeveria mos me ra e fotot e Uashingtonit mos me dalë prej mode. Ku mos me i quajt idiotë këta të pacipë e të pa princip. Mos ia çelni telefonin Lajçakut e as Grenellit deri më 4 nëntor”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, ky kërcënim i serbëve vjen pas vizitës së Miroslav Lajçakut, emisarit special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, i cili paraprakisht ka paralajmëruar se në Kosovë vjen për të “zhbllokuar formimin e Asociacionit”, në rrethana që kryeministri Hoti ka thënë se “për Asociacionin s’ka çfarë të bisedohet” dhe se ai do të formohet sipas ligjeve të Kosovës. /Bota sot/