Pa maska e pa distancë , AAK mbanë iftar në Suharekë (FOTO)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me disa anëtarë të partisë sot ishin në Suharekë.

Pas një vizite te kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ata shkuan për iftar të cilin e organizoi deputetja Albana Bytyqi, shkruan Indeksonline.

“Në Suharekë me kolegët nga Grupi Parlamentar i Aleancës.

Pas vizitës në komunë te kryetari Bali Muharremaj, shijuam bashkërisht iftarin e organizuar nga deputetja Albana Bytyqi.

Faleminderit për mikpritjen!“, shkroi Haradinaj në Facebook.