Pacolli për 100 eurot e Qeverisë: o Albin, me ato para do të ndërtoheshin mbi 40 fabrika

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare prej 100 euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

Pacolli ka thënë se me 100 milionë eurot shtesë të ndara do të hapeshin katër mijë vende pune të reja për kosovarët.

“Me ato para, do te ndërtoheshin mbi 40 fabrika ( galanterie, konfekcione apo agro-ekonomi) anë e mbanë Kosovës, ku do të gjeneroheshin mbi 4000 vende pune, d.m.th 4000 familje me nga 5 persona, do ishin 20 mijë përfituës drejtëpërsëdrejti”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

“Por, paqja sociale nuk blehet me para, por me krijimin e mundësive “mos jepni peshk, por mesoni si tē peshkon”!!!!”, ka deklaruar Pacolli.

Postimi i plotë: