Pal Lekaj: Albin, allahile shikojë ti meshkujt e gratë e VV-së, para atyre të AAK-së (Video)

I ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Haradinajt nuk i janë lodhur meshkujt. Sipas tij, ata janë më të freskët se kurrë.

“Jo që iu kanë lodhë meshqit z. Haradinaj, janë qaq të freskët, energjik e veprues, saqë… ”, ka thënë Lekaj para gazetarit Fidan Jupolli.

Lekaj ka porositur Kurtin që të shikojë meshkujt e gratë e VV-së, para atyre të AAK-së.

“Sa i përket deklaratës së Kurtit, se me këta tjerët fare nuk merren… por kur është deklarim i Kurtit se ju kanë lodhë meshqit z. Haradinaj. Haradinaj e ka shpjegua më së miri, por nëse lidhemi te cështja e veteranëve, por me të vërtetë cka është e tepërt, është e tepërt”, ka thënë Lekaj.