“Pas 20 vitesh Serbia nuk mund të mbajë zgjedhje në Kosovë”

Për herë të parë pas 20 vitesh Serbia nuk mund të mbajë zgjedhjet në Kosovë.

“Me kryeministrat e mëparshëm, zgjedhjet serbe do mbaheshin pa respektuar sovranitetin e Kosovës”

“Po të ishin kryeministrat e mëparshëm, sot do mbaheshin zgjedhjet e Serbisë pa respektuar sovranietit dhe kushtetueshmërinë e Republikës sonë.
Por, kjo Qeveri e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrit Albin Kurti, nuk lejuan që sovraniteti, integriteti dhe kushtetueshmëria e Republikës së Kosovës të cenohet. Dinjitet, sovranitet, Republikë”, shkroi ai.

Sot në Serbi po votohet për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin.Serbia kishte kërkuar që të hapen qendra votimi edhe në Kosovë, por pala kosovare nuk e lejoi këtë pa ardhur direkt një kërkesë nga institucionet qendrore në Serbi te ato qendrore në Kosovë.