Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar me një fotografi ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK’në. Bislimi dje ka deklaruar se kjo gjë është në favor të Kosovës.
Pas gjithë këtyre diskutimeve ka reaguar djali i Hashim Thaçit. Ai ka publikuar një fotografi nga koha e luftës, ku shihet Thaçi bashkë me Adem Jasharin dhe Kadri Veselin. Të gjithë në këtë foto janë të ar matosur.
Kësaj fotografie, ai nuk i ka vënë asnjë mbishkrim, siç bën zakonisht.