PDK-ja “selam“ Hotit: Avdullah, hajde e trego “pikë për pikë” për dialogun në Bruksel

PDK-ja Avdullah Hotit

Deputetja Besa Ismaili, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mocionin për interpelancë me kryeministrin lidhur me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel dhe punën e grupeve teknike.

Deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, si parashtruesë të këtij mocioni, kërkojnë që në këtë seancë kryeministri të raportojë për secilën pikë një nga një, të çështjeve të diskutuara në Bruksel, nga ana e grupeve teknike dhe të njoftoj Kuvendin me zotimet dhe përgjegjësitë e marra.

Po ashtu, PDK kërkon që kryeministri të arsyetoj secilin prej këtyre zotimeve, pasi që ai disa herë me radhë ka deklaruar se në Bruksel është draftuar kapitulli i marrëveshjes përfundimtare për të pagjeturit.

“Çështja e të pagjeturve është njëra nga problemet më të rëndësishme që kërkon zgjidhje, ndërkaq Qeveria dhe udhëheqësi i saj z. Hoti, nuk kanë treguar vullnetin më të vogël për të ofruar transparencën e nevojshme lidhur më këtë proces. Kryeministri nuk fshehur dhe nuk ka treguar as për aspektet organizative të procesit si, përbërja e grupit të ekspertëve, kredencialet personale, kombëtare apo akademike, dhe përvojën e tyre përkatëse” thuhet në shkresën e Grupit Parlamentar të PDK-së.