PDK’ja VV’së




Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje paguan njerëz që të bëjnë komente nëpër rrjete sociale.
Kështu tha ai gjatë një debati në Kanal 10, ku i ftuar ishte edhe deputeti Artan Abrashi.
Hoxha tha se VV-ja paguan njerëz që të bëjnë komente në rrjetin social Facebook.




“Ju i paguani, e di unë me centa”, ka thënë Hoxha.
Hoxha mes tjerash në këtë debat ka thënë se PDK-ja nuk mund ta votojë Projektlígjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të propozuar nga pozita.