Pejani e gjen kuletën plot me para dhe nuk ia kthen pronarit

Një person është arrestuar për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Sipas policisë një person ka raportuar se në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë i kishte rënë kuleta derisa ka qenë duke dalë nga vetura.

Përmes kthimit të kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes është identifikuar personi që ka marrë kuletën.

Personit i janë konfiskuar 1,150 euro ndërsa paratë tjera i janë kthyer viktimës.

Në kuletën e viktimës ka pasur 11,250 euro, 200 dollarë amerikanë, 100 franga zvicerane, 3,000 lekë shqiptare, 4 kartela bankare dhe letërnjoftimi me patentë shofer.