Përhajr na koftë! 360,000 vaksina kundër koronavirusit falas për Kosovën


Kosova do të përfitojë 360,000 vaksína falas nga Aleanca Botërore e Vaksínimit, e njohur si COVAX.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se pjesën tjetër të vaksínave, Kosova do ta blejë me mjete të veta financiare, kur ato të jenë në treg dhe të lejuara për përdorim te njerëzit.

“Kosova, prej disa muajsh, ka qenë në bisedime me Organízatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Aleanca Botërore e Vaksínimit e ka futur Kosovën në mesin e shteteve përfituese falas të 20% të sasisë së vaksínave, apo 360,000 do za të vaksínave kundër sëmu ndjes COVíD-19, që e shka kton koro navírusi i ri”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Këtë javë, kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë konfirmuar se vaksína e tyre kundër koro navírusit “ofron mbrojtje 90%”.

Dy kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emer gjent të vaksínës së tyre në fund të këtij muaji.

Pfizer ka thënë se beson se do të sígurojë 50 milionë do za të vaksínës deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard të tjera deri në fund të vitit 2021.