Edhe Austria heq karantinën për Kosovarët
Përveç shtetit të Zvicrës që ka larguar Kosovën nga lista e zezë për numrin e madh të infektuarve me koronavirus, edhe një shtet tjetër ka vepruar njësoj.
Qeveria e Austrisë sot ka marrë vendim që Kosova dhe San Marino të mos cilësohen më si vende me rrezikshmëri të lartë për COVID19.
Ndryshe, Ministria e Jashtme e Austrisë kishte vendosur karatinë 14 ditore për udhëtarët që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor ose ta tregojnë testin se janë negativë për koronavirus, do të vlejnë edhe për Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë Veriore.