Përkrahës të VV-së ia montojnë Vehbi Kajtazit një fotografi, ky është reagimi i tij (FOTO)

Përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje ia kanë montuar një fotografi gazetarit Vehbi Kajtazi, raporton Gazeta Express.

Në trupin e një gruaje, ata ia kanë vendosur kokën e Vehbi Kajtazit, e për këtë ka reaguar vetë gazetari përmes një cicërime në Tëitter.

“Vehbi Kardashian, e bre Allahi ju v raftë po budallë jeni!”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Së fundmi, gazeta Insajderi, në të cilën, Vehbi Kajtazi është kryeredaktor kanë publikuar një dokument ku pati të bëjë me sigurimin e vaksinave ant iCOVID, ku thuhet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk e pati nënshkruar një dokument që i siguron Kosovës 500 mijë vaksina.

Lidhur me këtë, Vitia thirri konferencë për media, ku edhe kërkoi nga Prokuroria e Kosovës që të hetohet ky rast.

Të nesërmen Policia e Kosovës e ka intervistuar pronarin e Insajderit, Parim Olluri, e për këtë pati reagime të shumta nga akterë të ndryshëm politikë. /Express