Plaku Kosovar: Jam pro paradës sepse Zoti i ka falë edhe ata, nuk kanë faj që kanë lind ashtu


Ditë më parë në Prishtinë u shënua Parada e Krenarisë, e cila për dallim prej viteve tjera këtë herë u mbajt me vetura për shkak të situatës pandemike.

Për dallim nga disa të moshuar tjerë një burrë në Prishtinë kohë më parë kishtethënë se kjo paradë duhet të lejohet të mbahet dhe të mos e pengojë askush sepse nuk ka të drejt të përzihet në jetën e askujt.

“Manifestimi, apo ajo që po quhet paradë duhet me u mbajë, për arsye se Zoti i ka falë ashtu. Ata janë në gjene të tilla, edhe nuk duhet me jav nxi jetën edhe ne, se boll jau ka nxi zoti, duke u kanë i pashpirshëm, e tash nuk duhet edhe na. Kur zoti i falë ndryshe prej njerëzve tjerë ata kanë shumë vuajtje, tash edhe ne nëse i torturojmë, nuk bënë se ata nuk kanë faj që kanë lind ashtu”, thotë i moshuari, duke theksuar se ata nuk duhet të pengohen për mënyrën e jetesës që kanë.

“Unë mendoj që ai që tutet prej “pederave” i ka mërzi “pederat”, se ai që nuk tutet s’ka pse mërzitet prej tyre”, shtoi i moshuari nga Prishtina.

Kujtojmë, që Parada e Krenarisë së komunitetit LGBTQI (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) u mbajt me 12 tetor në Prishtinë.

Me moton “Po, du”, pjesëtarët e komunitetit LGBTI, mbajtën Paradën në qendër të Prishtinës, ku këtë herë u kërkua drejtësi për Kodin Civil lidhur me përjashtimin e martesave të gjinive të njëjta. Duke qenë në kushte pandemie, Parada e Krenarisë u organizua me një numër të caktuar të pjesmarrësve, në vetëm një ditë dhe me vetura.