GREQI– Vëllai i Artemis Vasilit, Aris, ka marrë një mesazh místerioz nga një person i panjohur. Teksa bëhet gati një muaj nga zh dukja e 19-vjeçares shqiptare, avokati i familjes, Anastasios Dougas ka zbuluar se vëllai i vajzës ka marrë një telefonatë me anë të së cilës, i thonin se e motra po mbahej p eng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki.
Mediat greke shkruajnë se avokati nuk ka dhënë më tepër detaje, për arsye hetímore, ndërkohë që janë vënë në kërkim të personit që telefonoi.
Rrjetet sociale të të zh dukurës rezultojnë të jenë përdorur nga persona të tjerë, sipas het uesve dhe kjo gjë ka ndodhur në datat 8 dhe 9 nëntor. Dyshímet më të mëdha mbi zh dukjen e vajzës kanë rënë tek ish-i dashuri i saj 24-vjeçar.
Artemis Vasilis u largua nga shtëpia rreth një muaj më parë. Familjarëve u tha se do shkonte për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi, por sipas hetímit të polícisë, Artemis kurrë nuk shkoi në “Jumbo”. Sipas familjes së saj, Artemis kishte takuar një 24-vjeçar që kishte njohur përmes Facebook, por vetë djali nuk ka pranuar të ketë pasur lidhje me zh dukjen e saj.
(f.m/dosja.al)