Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku aktualisht ndodhet nën masën e paraburgimit për shkak të përfshirjes në rastin e plagosjes së dy zyrtarëve policorë, të shtunën në Skenderaj. Kjo nuk ishte përfshirja apo pjesëmarrja e vetme e Lushtakut në raste të tilla që ndërlidhen me ngritje tensionesh. Një video e publikuar nga Kallxo.com, nga një seancë e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016 tregon agresivitetin e ish deputetit Lushtaku, ndaj ish deputetit të VV-së, tash kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Momenti kur Nuredin Lushtaku, ish deputet i PDK-së, i afrohet te foltorja e Kuvendit, deputetit të LVV-së, Glauk Konjufcës, pasi ky i fundit e lexoi një citat të ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.
Kjo ka ndodhur në seancën e mbajtur më 27 tetor 2016”, thuhet në përshkrimin e videos të cilën mund ta shihni më poshtë: